
Antoine Griezmann është edhe zyrtarisht lojtari më i ri i Atletico Madrid, shkruan Gazeta10.
Atletico ka arritur marrëveshje me Barcelonën për kalimin e lojtarit në “Wanda Metropolitano” në mënyrë të përhershme, për shumën e 20 milionë eurove.
We're thrilled to announce that Antoine Griezmann has signed a permanent contract until 2026! ❤️🤍 pic.twitter.com/H7B7Gsyreo
— Atlético de Madrid (@atletienglish) October 10, 2022
Francezi ka nënshkruar kontratë me ‘Los Colchoneros’ deri në qershor të vitit 2026.
Sezonin e kaluar ai u huazua te Atletico nga Barcelona për dy sezone me obligim të blerjes nëse lojtari luan më shumë se 60% të minutave për një sezon.
Griezmann kishte minutazh të kufizuar në fillim të seoznit ku pothuajse në secilën ndeshje inkuadrohej në lojë pas minutës së 60-të, por në ndeshjet e fundit ai kishte startuar nga minuta e parë.
31-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 11 ndeshje me ekipin madrilien, prej të cilave ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Gazeta10/