Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hakerët sulmojnë aeroportet amerikane

Gazeta10
10 October 2022 - 19:50

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë janë shtuar ndjeshëm dhe sulmet kibernetike të hakerave ndaj sistemeve qeveritare të ndryshme apo dhe ndaj shërbimeve civile.

Pas sulmeve në rajonin e Ballkanit, ku u akuzuan hakerat nga Irani, një tjetër goditje kibernetike është regjistruar këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave nga mediat, disa nga aeroportet më të mëdha amerikane kanë qenë së fundmi në shënjestrën e hakerave nga federata ruse.

ABC citon disa burime të cilat bëjnë me dije se objekt i sulmeve kibernetike kanë qenë kontrolli i trafikut ajror dhe komunikimi i brendshëm i kompanive ajrore në këto aeroporte.

Për pasojë, pasagjerët e kanë pasur të pamundur të kenë akses në faqet kryesore të kompanive si dhe të monitoronin trafikun ajror në aeroporte.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.