Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Malishevës me mungesë të shërbimeve digjitale

Gazeta10
10 October 2022 - 20:17

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Komuna e Malishevës po përballet me mungesën e shërbimeve digjitale. E kjo po i shkakton telashe qytetarëve të cilët duhet të presin në radhë për t’u pajisur me dokumentet e gjendjes civile. Kryetari komunës ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim dhe se shpejti do të pajisen me e-kioskat, shkruan Kanal10.

Për të kryer shërbimet administrative, qytetarët e Malishevës duhet të presin me radhë në sportelet e objektit të komunës.

Kjo pasi që shërbimet administrative në këtë komunë ende nuk janë digjitalizuar.

Për këtë janë ankuar qytetarët, duke thënë se është shumë e nevojshme që ata të kryejnë punë më shpejt në komunë, e jo të presin gjatë për të marr shërbimet e nevojshme.  

E disa të tjerë thonë se nuk janë të kënaqur me projektet infrastrukturore.

Isuf Kryeziu, i cili jeton në fshatin Pagarushë thotë se kanë nevojë për investime dhe se komuna nuk po i ofron këto shërbime për mirëqenie të banorëve.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se së shpejti do të bëhet digjitalizimi i disa shërbimeve dhe se janë në dijeni se sa vështirësi u ka sjellë qytetarëve mungesa e tyre.

Ofrimi i shërbimeve digjitale është një nga synimet kryesore të qeverisjeve në Kosovë, por në disa komuna këto shërbime kanë ngecur.

Me gjithë strategjitë për modernizimin e shërbimeve, institucionet në vend duhet ende të punojnë për përmirësimin e këtyre shërbimeve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.