Bajrush Xhemajli – Sekretari i PDK-së, ka thënë se asgjë nuk i mungon Memli Kransiqit për të qenë lider i Partisë Demorkatike të Kosovës.
Xhemajli në Politiko, ka deklaruar se Krasniqi ka vendosmëri dhe atë e ka treguar duke qenë disa herë deputet, ministër, dhe ka përvojë, transmeton Gazeta10.
“Unë mendoj se asgjë nuk i mungon Memli Kransiqit për me qenë një udhëheqës i mirë, mos të themi i jashtëzakonshëm i partisë, për faktin se ai është kalitë në këtë parti. Qysh në fillim kur ka ardhë ka qenë kryetari i Rinisë Demokratike, dhe e them padyshim që ka qenë kryetari më i mirë i rinisë”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10