Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Macron nga Tirana: Volodymyri e di se sa shumë jemi krah tij

Gazeta10
16 May 2025 - 13:49

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi sot në Samitin e Komunitetit Evropian në Tiranë , se Europa duhet të jetë e bashkuar dhe të këmbëngulë për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Jemi në kohëra ku jetët e vendeve tona dhe situata e kontinentit tonë i sjell pak sa seriozitet këtij takimi. Në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt…mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive na jep shansin e një kontinenti më të gjerë dhe të përballemi me sfida dhe ta bëjmë këtë bashkë me unitet.

“Volodymyri e di se sa shumë jemi krah tij, solidar. Kemi krijuar koalicionin e të vullnetshme dhe është shumë e rëndësishme që të mbështete armëpushimi dhe duhet thënë që orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim. Megjithatë Rusia duhet tu kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022. Kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë paqe të qendrueshme në Ukrainë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.