Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Foshnja e porsalindur bëhet virale me pozën e saj të pazakontë: E ka kuptuar jetën që ditën e parë

Gazeta10
20 October 2026 - 8:37

Një foshnjë e porsalindur ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi një video e shfaq duke qëndruar e qetë, me të dyja duart pas kokës dhe njërën këmbë mbi tjetrën, vetëm pak minuta pas lindjes.

Videoja u publikua nga pediatri dhe specialisti i neonatologjisë, Dr. Islam Eldeh, nga Kajro, Egjipt.

Nën mbishkrimin “Mbreti i vogël!”, pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta dhe komente nga përdoruesit, të cilët e kanë cilësuar foshnjën si shembullin e përsosur të relaksimit.

“Ky është brezi Beta, që e ka kuptuar balancën mes punës dhe jetës që në ditën e parë”, shkroi një përdorues.

Një tjetër komentoi: “Unë sapo linda dhe tashmë jam i lodhur. Më duhet të pushoj”.

Videoja vazhdon të argëtojë përdoruesit, të cilët e kanë pagëzuar foshnjën si “mbretin e vogël të relaksimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.