Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri në detyrë emëron Këshillin e Teatrit Kombëtar, KDI: Veprim në kundërshtim me ligjin

Gazeta10
16 May 2025 - 14:50

Edhe pse në dorëheqje, Qeveria në detyrë e Kosovës vazhdon të merr vendime të cila po vlerësohen të kundëligjshme.

Së fundmi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila drejtohet nga ministri Hajrullah Çeku, ka marrë vendim të emëroi gjashtë anëtar të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar.

Që nga java e kaluar, ata u zgjodhën mandatues të këtij Këshilli deri në funksionalizimin e Këshillimit Kombëtar të Arteve.

Një vendim i tillë nga një zyrtar me dy pozicione, ministër dhe deputet, sipas anëtarit të KDI-së, Vullnet Bugaqku, është i kundërligjshëm.

Edhe Kushtetuta e Kosovës por edhe ligji për Qeverinë e Kosovës e ndalon faktin që një person i emëruar dhe si anëtar i legjislativës, në këtë rast si deputet  njëkohësisht të ushtroj edhe mandatin e Qeverisë, në çfarëdo lloj formati, qoftë qeverisë në detyrë apo në dorëheqje. Kjo dispozitë është e qartë“, thotë Bugaqku.

Në përgjigjje  për Kanal10, ai e cilësoi  emërimin  si veprim jo ligjor e as kushtetues që  nuk do duhej të ndodhte.

“Të gjitha vendimet e veprimet e ndodhura nga momenti, në këtë rast kur ish-ministri  z. Çeku ka dhënë betimin si deputet dhe ushtron aktivisht mandatin e deputetit , në kuptimin e asaj që i njëjti çdo 48 orë, i njëjti voton në seancën e konstituimit të Kuvendit si deputet pro një propozimit të kryesuesit , të themi për themelimin e një komisioni për votim të fshehtë e në anën tjetër ditën e nesërme shkon në Qeveri, ulet në pozicionin e ministrit duke nxjerr një akt juridik një vendim për emërimin e anëtarëve të këtij bordi/ organi për mendimin tim kjo është shkelje ligjore. Në kundërshtim me ligjin për Qeverinë por edhe Kushtetutën e Rep. së Kosovës sepse edhe Kushtetuta e thotë qartë, e ndalon ushtrimin e një kohësishëm të një zyrtari në dy funksione, ka një dispozitë që quhet papajtueshmëria e ushtrimit të funksionit dhe ajo dispozitë në Kushtetutën e Kosovës ia ndalon një personi zyrtar të jetë edhe deputet edhe anëtar i qeverisë. Cilësoj që ky veprim është jashtëzakonisht i paligjshëm , joligjor e jo kushtetues e si i tillë nuk do duhej të ndodhte, sepse këta zyrtarë të cilët marrin  veprimet e tilla janë tashmë në konflikt të pozicioneve që mbajnë , në konflikt edhe kushtetues edhe ligjor e madje unë besoj që kjo situatë është njëfarë lloj konflikt interesi që mund të ketë implikime penale në nxjerrjen e këtij vendimi” deklaroi tutje ai.

 

Për vendimet e qeverisë në detyrë, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dorëzuar  kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ish-ministrave, të rizgjedhur deputetë, sipas LDK-së, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve.

 

Ndërkaq, ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e fundit e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit. Po ashtu, mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse ai/ajo nuk bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet, i përfundon mandati i rregullt i Qeverisë, etj. /Gazeta10

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.