Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështimi i 18-të për konstituim, Zogaj: Qeveria gjithëpërfshirëse ideja e vetme për dalje nga ngërçi politik

Gazeta10
19 May 2025 - 18:30

Kjo e hënë shënoi edhe dështimin e 18-të të konstituimit të Kuvendit.

Kjo gjendje duket të jetë e papranuar edhe për anëtarët e LDK-së. Deputeti i saj, Alban Zogaj tha se tashmë situata ka kaluar në absurditet.

Ka kaluar në absurditet, janë situata të turpshme. Ne po ndihemi keq sa herë që po shkojmë aty dhe seancat po dështojnë në atë formë, andaj është urgjente që të ka zgjidhje politike në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj të krijohen institucionet sa më shpejtë“, tha Zogaj.

Ai për emisionin “Gazeta” në Kanal10, përmendi edhe opsionin e LDK-së për dalje nga ngërçi politik, e që sipas tij, mbetet e vetmja ide e propozuar.

Ne te takimi me presidenten kemi shpreh qëndrimet tona politike, kryetari Abdixhiku përsëriti idenë tonë që shihet qartazi ideja e vetme për të dal nga ky ngërç politik, e që është qeveria gjithëpërfshirëse“, tha ai.

Për më shumë, ndiqeni transmetimin live:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.