
Raportet e së martës pohojnë se ish-trajneri i Juventusit dhe Bolognas, Thiago Motta, është ndër kandidatët që aktualisht janë në shqyrtim për të zëvendësuar Sergio Conceicaon te Milani.
Milani është në kërkim të një trajneri të ri pas aventurës të shkurtër të Conceicaos.
Milani njoftoi të hënën emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv i klubit . Ndër detyrat e tij më urgjente është emërimi i një trajneri të ri kryesor.
Disa nga “zgjedhjet e para” të Milanit janë bërë tashmë të paarritshme, pasi Antonio Conte duket i gatshëm të ribashkohet me Juventusin, Massimiliano Allegri është në radhë për ta zëvendësuar atë te Napoli, Vincenzo Italiano është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Bologna-n dhe Roberto De Zerbi është i vendosur të vazhdojë me Marsejën për sezonin 2025-26.
Kjo i lë kuqezinjtë të mendojnë për një listë opsionesh alternative, ndër të cilat është Thiago Motta pas përvojës së tij zhgënjyese si trajner i Juventusit.
Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport , Milani kishte shqyrtuar gjithashtu emërimin e Mottës në fund të sezonit 2023-24 pas largimit të Stefano Piolit, por Juventusi tashmë i kishte mposhtur ata për nënshkrimin e trajnerit.