Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Muaji i personave me sindromën Down, Osmani: Ata janë si ne, kanë nevojë për përkrahje

Gazeta10
11 October 2022 - 13:20

Presidentja e Kosovës ka qenë pjesë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të fëmijës vajzë si dhe muajit të ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se fëmijëve vajza duhet që t’i mbështesim për ta realizuar potencialin e tyre.

Tutje, Osmani duke folur për muajin e ndërgjegjësimit për personat me sindromin Down ka thënë se ata janë si ne.

Osmani ka thënë se fëmijët me këtë sindrom kanë nevojë për përkrahjen tonë të vazhdueshme.

Këtu keni statusin e plotë:

“Dita ndërkombëtare e fëmijës vajzë dhe muaji i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Doën.

Fëmijëve vajza duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e plotë. Sa më të fuqishme vajzat e sotme, më të fuqishme janë gratë e së nesërmes.

Tetori nuk është vetëm muaj i vajzave, por edhe i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Doën. Ata janë si ne, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë. Për këta fëmijë nuk mjafton e as nuk duhet të jetë vetëm një ditë. Fëmijët me sindromën Doën kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë. Çdo ditë e tyre është ditë e jona, e çdo ditë e jona vë në qendër të vëmendjes kujdesin ndaj tyre”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.