
As për herën e 25-të Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua.
Kandidatja e VV-së për të paren e kryekuvendares, Albulena Haxhiu nuk morri votat e mjaftueshme nga partitë tjera.
Mirëpo, përse e meriton ajo një pozitë të tillë, sonte në “Politiko” foli deputetja e kësaj partie, Arbëresha Kryeziu-Hyseni.
Kjo e fundit bëri me dije se mbështetja për të, nga VV nuk do të mungoj as në seancat tjera.
“Ne si parti fituese e dal nga zgjedhjet e 9-të shkurtit, kemi shfrytëzuar një të drejtë tonën për të propozuar kandidatin siç e ofron Kushtetuta. Nuk besoj se është problemi tek emri i propozuar prandaj nuk mendojmë që duhet ta ndryshojmë emrin.Znj. Haxhiu e ka mbështetjen e plotë edhe tek grupi parlamentar. por edhe të strukturës në vete për të qenë kandidate e VV-së. Po flasim për njëren prej aktivisteve të para të VV-së, gruan më të votuar në zgjedhjet më të fundit, ka të një të shkuar të bujshme politike“, tha mes tjerash ajo.