Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rrahmani humb vitin pas lëndimit që pësoi ndaj Cremoneses

Gazeta10
11 October 2022 - 16:51

Amir Rrahmani nuk do të jetë në gjendje të luaj më në këtë vit, shkruan Gazeta10.

Kapiteni i Kosovës pësoi një lëndim në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë kundër Cremoneses.

Ekzaminimet e detajuara mjekësore kanë rezultuar se Rrahmani ka një zgjatje të ligamentit të tendinës së këmbës majtë dhe do të mungojë 1 deri në 2 muaj.

Pas këtij lëndimi Rrahmani pritet të mos luajë më për vitin 2022 dhe do të rikthehet në fushë në janar të vitit të ardhshëm.

Rrahmani këtë sezon po kalon nëpër një formë mjaft të lartë, si me Napolin ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës.

Këtë sezon, ai ka zhvilluar 11 ndeshje me Napolin në të gjitha garat dhe është shndërruar në shtyllën e mbrojtjes së kësaj skuadre. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.