
Skuadra e Malishevës ka zyrtarizuar angazhimin e drejtorit të ri sportiv, Sami Boroci.
“Me kënaqësi prezantojmë drejtorin e ri sportiv të klubit tonë – Sami Boroci një figurë me vizion të qartë dhe përkushtim ndaj filozofisë sonë.
Me qëllim të forcimit të kapaciteteve organizative dhe vazhdimit të zhvillimit të klubit në drejtimin e duhur, kemi emëruar z. Boroci në rolin e Drejtorit Sportiv”, thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi.