Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Matoshi: Ngjarje historike, Këshillit të Evropës iu drejtua një viktimë me 10 plumba në trup

Gazeta10
11 October 2022 - 20:39

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka thënë se është ngjarje historike, adresimi i parë i Kosovës si shtet në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se këtë adresim e bënë më të fuqishëm që adresimin e ka bërë një viktimë potenciale, deputetja Saranda Bogujevci, transmeton Gazeta10.

“Ngjarje historike pasi flet dikush për herë të parë nga Kosova e bërë shtet. Paraqet një datë të vecantë, një ndjenjë e vecantë, pasi aty flet një viktimë potenciale e fashizmit, Saranda Bogujevci, e cila praktikisht është me 10 plumba në trup, dhe i drejtohet për herë të parë një viktimë direkte e Kosovës, dhe kjo e bënë më të fortë paraqitjen e Kosovës aty”, ka thënë ai në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.