
Veterani i luftës, Selatin Retkoceri në rrëfimin e tij të dhënë për emisionin “Gazeta” nuk kaloi pa i përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vite po mbahen në Hagë.
Sipas Retkocerit, mbajtja e tyre atje është turp që duhet ndaluar.
“Sot më shumë se kurrë, shqiptarët duhet të bëjnë të pamundëren që ata burra që i kemi në Hagë, është e turpshme që ata të jenë në Hagë, sepse ata bën atë që s’e bën gjenerata të tëra. Ata sot në gjykohen për shkak të luftës, jo për sjelljet e tyre të pasluftës. Pjesa e luftës është e shenjtë, ata burra duhet të jenë në Kosovën për të cilën dhanë shumë”, tha ai.