Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministeriali për Evropën Juglindore nga e hëna nis në Tiranë

Gazeta10
14 Qershor 2025 - 19:34

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani, ka bërë të ditur se Tirana sërish është në qendër të diplomacisë ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore “SEECP”.

“Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, ka thënë Hasani.

SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

SCEEP synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit.

Fillimet e Procesit te Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), datojnë në qershor të vitit 1996, me Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore, që u mbajt në Sofje, të Bullgarisë, më synim promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe transformimin e rajonit në një zonë të paqes, sigurisë, stabilitetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.