
Sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Vatra” në Amerikë, Pashko Camaj ka mirëpritur reagimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilin përmendet edhe Kosova.
Camaj në linjë direkte për emisionin “Gazeta” të Kanal10, ndër tjerash tha se lidhja Kosovë-Amerikë, luan rol kyç në sigurinë e vendit.
“Është gjithmonë në interes tonë që Kosova të mos mbetet e harruar. Interesi jonë ka qenë dhe do të jetë Shteti amerikan, kryetari i saj, DASH-i të jetë gjithnjë e më tepër të involvuara në situatën atje, sepse siç e dimë për Kosovën mbrojtja më sigurt është lidhja e vazhdueshme, e përjetshme me SHBA-në, që ka qenë, është dhe të jetë“.
E konflikti i cili u bë edhe shkak reagimi, Iran-Izrael Camaj tha se po pritet me shqetësime të mëdha edhe në Amerikë.
“Një gjë e tillë është shqetësuese për të gjithë, edhe për ne si shtetas amerikan sepse potenciali është gjithmonë që një konflikt i tillë mund të shpërndahet edhe më tepër. Besoj se do ketë një përfundim dhe se Amerika do të luaj rol kyq në këtë arritje”. /GAZETA10