Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kontrata e KEK-ut për thëngjillin me Maqedoninë e Veriut, Qeveria me detaje – nxjerr edhe një krahasim

Gazeta10
18 August 2026 - 14:00

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kontratën e lidhur në mes të KEK dhe Maqedonisë së Veriut për shitjen e thëngjillit.

Sipas njoftimit në rrejtin social në Facebook, thuhet se përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut.

“Çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më i favorshëm për KEK në krahasim me kontratat e kaluara që bëheshin përmes ndërmjetësuesve. Për shembull, herën e fundit që Kosova ka eksportuar në Maqedoni të Veriut, KEK e ka shitur thëngjillin në një tender të jashtëligjshëm me çmim prej vetëm 8 Euro, duke përfshirë tantiemën prej 3 Euro dhe TVSh-në prej 18%.”, theksohet në njoftim. /GAZETA10

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.