
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, drejtori i shkollës Albert Krasniqi në Llabjan, ka treguar se kanë mbetur pa punëtor teknik që nga marsi I vitit 2021, pasi ish-punëtorja ka dalur në pension në atë kohë, raporton Gazeta10.
“D.m.th punëtorja teknike ka dal në pension me 3 mars 2021, unë si drejtor I shkollës kom ba kërkesën me 13 janar 2021, diku 3 muj para se punëtorja teknike të dal në pension. Ne, d.m.th drejtori I shkollës së bashku me dy mësimdhënësit e kanë mbajtur shkollën hapur deri të premtën, me 30 shtator, ne I kemi lut edhe me shkrim edhe me gojë organet përgjegjëse që ta pranojnë sa ma shpejt punëtorin teknik.”, tha drejori./Gazeta10.