Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Kemi bërë shlyerje të borxheve në qindra milionë euro të krijuar ndër vite

Gazeta10
12 October 2022 - 10:56

Në mbledhjen e 100 të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke i bërë adresimet e para filloi të listoj arritjet e ministrive ku disa prej tyre ishin shlyerja e borxheve të akumuluara ndër vite dhe zbulimi nga dogana për veprime të kundërligjshme, raporton Gazeta10.

“Kemi shlyerje të borxheve në qindra milionë euro të krijuar ndër vite, kemi bërë luftim të pa kompromis të ekonomisë joformale, punës së padeklaruar dhe të kontrabandës. Dogana ka zbuluar 1778 veprime të kundërligjshme në vitin që shkoj, 64% më lartë sesa vitin 2020 dhe vetëm për tetë muajt e parë të këtij viti e ka rritur kuotën mesatare për muaj të vitit 2021.”, tha Kurti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.