Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Armëpushimi Iran-Izrael, ambasadorja Ziv: U gëzuam kur u shpall mirëpo iranianët nuk po e respektojnë

Gazeta10
24 June 2025 - 18:39

Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv në intervistën e dhënë eksluzivisht për emisionin “Gazeta” të Kanal10, u shpreh e lumtur me vendimin e presidentit Trump për armëpushim në konfliktin Iran-Izrael.

Sipas ambasadores Ziv ky vendim ndikon në ruajtjen e sigurisë globale, ndonëse thotë se nuk u respektua nga ana iraniane.

Epo, e dini, të gjithë u gëzuam shumë kur Presidenti Trump shpalli armëpushimin, i cili supozohej të hynte në fuqi në orën 7 të mëngjesit sot në Izrael. Por, për fat të keq, rreth tre orë më vonë, dy raketa u lëshuan nga Irani drejt veriut të Izraelit. Pra, duket se iranianët nuk po e respektojnë marrëveshjen për armëpushim dhe duan të vazhdojnë me operacione të tjera shtesë”, deklaroi ajo.

Ziv teksa fliste mbi gjendjen aktuale në Lindjen e Mesme, deklaroi reagimi I Izraelit ndaj Iranit u bë për dy arsye:

ShBA mori një rol udhëheqës global me vendimin për të ndërhyrë dhe për të bombarduar tre objektet bërthamore. Mendoj se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që ndihmuan Izraelin në ruajtjen e sigurisë së tij, por gjithashtu bënë një punë të jashtëzakonshme në përmirësimin e sigurisë globale. Irani është një kërcënim. Është një rrezik, jo vetëm për Izraelin, por për gjithë botën e lirë. Siç ndoshta edhe e dini, ne kishim dy qëllime kur nisëm këtë operacion. Një prej tyre ishte të eliminohej rreziku i krijimit të një arme bërthamore dhe mundësia që ajo të përdorej kundër Izraelit. Dhe çështja e dytë, jashtëzakonisht e rrezikshme ishte kërcënimi nga raketat balistike, sepse Irani ka një sasi shumë të madhe raketash balistike, jashtëzakonisht të mëdha, të rrezikshme dhe të sakta”.

Kemi parë pasojat e sulmeve me raketa këtu në Izrael, me shkatërrimin e tmerrshëm që shkakton secila prej tyre. Kështu që të kesh një program kaq të madh, me mijëra raketa që planifikonin ti prodhonin, dhe mijëra që tashmë i kanë, do të thotë se eliminimi i këtij kërcënimi ka ndihmuar në ecurinë drejt një bote më të sigurt — sepse këto raketa balistike nuk mbërrijnë vetëm në Izrael. Ato kanë një rreze veprimi prej 4 mijë kilometrash, që do të thotë se mbulojnë gjithë territorin e Evropës. Dhe me të vërtetë mund të shtrohet pyetja: pse regjimi iranian vendos të zhvillojë raketa balistike me një rreze prej 4 mijë kilometrash tona tregojnë se këto raketa janë lëshuar nga Irani. Por le të shpresojmë që kjo situatë ende mund të rikthehet, dhe të arrijmë ta zbatojmë sërish një armëpushim”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.