Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gratë e Kosovës, i presin flokët në sheshin e Prishtinës (FOTO)

Gazeta10
12 October 2022 - 12:42

Organizata Joqeveritare “Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR) KS”, ka mbajtur një protestë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, duke u solidarizuar me gratë në Iran.

Aktivistet kanë prerë edhe flokët në shenjë solidarizimi me rastin e vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Aminit, e cila ishte arrestuar nga e ashtuquajtura polici e moralit, pasi nuk kishte vendosur në mënyrë të duhur shaminë e saj në përputhje me rregullat e atjeshme.

Vdekja e Aminit ka zemëruar shumë iranianë, veçanërisht të rinjtë, të cilët e shohin këtë ngjarje si aktin më të fundit të një politike të ashpër të Republikës Islamike ndaj disidentëve dhe trajtimit gjithnjë e më të dhunshëm ndaj grave të reja nga policia mbikëqyrëse e moralit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.