
Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar, pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit, transmeton Gazeta10.
Skriniar ka kontratë me ‘Nerazzurët’ deri në fund të këtij sezoni dhe nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me ekipin italian.
Interi dëshiron që t’a shesë mbrojtësi sllovak në janar, përpara se t’a humbasin atë me parametra zero në merkaton e verës.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Interi kërkon rreth 25 milionë euro në janar për 27-vjeçarin.
Paris Saint-Germaini e kërkoi me ngulm transferimin e Skriniarit në verë, por Interi nuk pranoi që t’a shesë lojtarin.
Sllovaku është pjesë e Interit që nga viti 2017, ku u transferua nga ekipi tjetër italian Sampdoria, për shumën e 34 milionë eurove.
Që nga ardhja e tij te ‘Nerazzurët’, Skriniar ka qenë njëri nga lojtarët kyç të repartit defanziv të këtij ekipi.
Kapiteni i Kombëtares së Sllovakisë deri më tani me Interin ka fituar Scudetton,
Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane.
Këtë sezon me fanellën e Interit, mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat. /Gazeta10/