
Rusia thotë që ka burgosur 8 persona në lidhje me eksplodimin e urës së Krimesë të shtunën.
Shërbimi rus i sigurisë FSB tha se 5 nga ta janë rusë, kurse tjerët janë ukrainas dhe armenë, raporton Gazeta10.
FSB thotë se Kievi qëndron prapa sulmit, por një zyrtar ukrainas e përshkroi hetimin e Rusisë si të ‘pakuptimtë’.
Ky lajm u publikua si u raportua që së paku shtatë persona janë vrarë gjatë një sulmi në treg në qytetin lindor Avdiivka.
Kreu ushtarak regjional i Donetskut, Pavlo Kyrylenko tha se sulmi ndodhi në një kohë të ngarkuar, dhe shtoi se edhe mbi tjerë janë plagosur.
Ai këshilloi të gjithë banorët e regjionit të strehohen, e cila është pjesërisht e okupuar nga rusët, transmeton Klankosova.tv.
Në një vend tjetër, tre persona, përfshirë një vajzë gjashtë vjeçare, u plagosën rëndë nga bombardimi në Nikopol në regjionin Dnipro, tha një zyrtar i lartë ukrainas.
Ministria ukrainase e Emergjencës raportoi se disa raketa S-300 kanë rënë në dhe rreth qytetit Zaporizhzhia, ku një ndërtesë banimi u shkatërrua në periferi të saj. Nga aty një familje u tërhoq nga shembja e ndërtesës.
Ndërkohë, korrespondenti i BBC-së në Kiev, Hugo Bachega thotë se pesë shpërthime janë dëgjuar në Kherson, një nga qytetet më të mëdha nën okupimin rus, përderisa ka raporte të pakonfirmuara që sistemi ajror mbrojtës i qytetit është aktivizuar.
Ai tha që mbetet e paqartë se çfarë ka shkaktuar këto shpërthime. Kurse, ushtria e Ukrainës thotë që trupat e saj po vazhdojnë drejtimin në regjion me marrjen nën kontroll të pesë zonave tjera, raporton BBC./Gazeta10