Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

U pa në gjendje të mjerueshme, Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle” merr përsipër rregullimin e varrit të aktores Leze Qena

Gazeta10
04 July 2025 - 11:16

Ditë më parë, në rrjetet sociale ra në sy varri i aktores, Leze Qena, i cili dukej në gjendje jo të mirë, e i lënë pas dore.

I menjëhershëm ishte reagimi i Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle”, i cili morri përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit.

“Pas raportimeve të sotme në media lidhur me gjendjen e varrit të aktores së madhe Leze Qena – një ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar, e cila për dekada dha gjithçka për artin dhe publikun. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, Fondacioni “Frutex & Golden Eagle” ka vendosur të marrë përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të saj, duke siguruar që Leze Qena të prehet në një vend dinjitoz dhe të denjë për figurën që ajo përfaqësonte. 🕊️ Leze Qena nuk duhet të harrohet. Ajo meriton respekt, edhe pas largimit të saj fizik“, shkruan në reagimin zyrtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.