Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Kjo më mbeti peng” – Greta Kazazi flet për përvojën në Big Brother

Gazeta10
14 August 2026 - 21:02

Greta Kazazi në emisionin “Prime Vera” ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, duke treguar se nuk ka asnjë peng të madh nga rrugëtimi i saj, megjithatë pranon se në disa raste mund të kishte vepruar ndryshe.

“Nuk më ka ngelur peng asnjë gjë, por ndonjëherë jam treguar më e butë seç duhet. Nuk doja të lëndoja askënd shpeshherë tërhiqesha dhe nuk flisja, sepse nuk doja të thoja diçka që nuk ishte e mirë për ta, edhe në kuadër të lojës”, u shpreh Greta.

Ajo theksoi se pavarësisht këtyre momenteve, nuk ka pengje të tjera për mënyrën se si e ka përjetuar eksperiencën në Big Brother.

“Big-u njëherë përjetohet”, tha ajo, duke e cilësuar këtë eksperiencë si diçka të veçantë dhe të papërsëritshme tha ajo në Kanal10.

Ndërkohë, Greta tregoi edhe se çfarë i mungon më shumë nga qëndrimi në shtëpinë e Big Brother. Ajo veçoi mëngjeset kur të gjithë banorët zgjoheshin së bashku dhe krijonin ndjesinë e një familjeje.

“Diçka që më mungon është mëngjeseve kur zgjohemi të gjithë së bashku, në grup, dhe dukej sikur jetonim gjithmonë kështu dhe jemi si vëlla e motër”, përfundoi ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.