
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pas pranimit të Raportit për Kosovën të Komisionit Europian, i është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një konference për medie.
Kurti krahas raportit, është pyetur edhe nga gazetarët për fjalimin e sotëm të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Gazeta10.
“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramnës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai.
Më tej, ai ka deklaruar se faktorët ndërkombëtar do të duhet të mobilizohen për ndjekjen e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë.
Ai ka thënë se qëndrimet dhe kundërshtimin e tij për Gjykatën Speciale, i ka shprehur në kohën kur është themeluar ajo dhe se nuk ka çka të shtojë./Gazeta10