Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet se janë suspenduar pesë policë pas rastit të 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan

Gazeta10
07 July 2025 - 17:26

Pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, në kuadër të hetimit për rastin e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, kjo masë është rekomanduar nga IPK, por Prokuroria nuk ka lëshuar urdhër për ndalim policor, pasi ende nuk ka prova të mjaftueshme që i implikojnë zyrtarët në fjalë në vepime të kundërligjshme.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Inspektoratin, po ndërmerr veprimet e nevojshme, që çojnë në zbardhjen e plotë të incidentit, thonë tutje të njëjtat burime.

Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar pas pranimit të informacionit se i njëjti, dyshohej se nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë.

Në reagimin e Policisë thuhet se njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë 27-vjeçarit, por “përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.