Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pensionistët: 100 euro nuk mjaftojnë as për terapi

Gazeta10
12 October 2022 - 19:58

Megjithëse, e kanë mbështetur si vendim, pensionistët kanë thënë se ndarja e 100 eurove nuk është e mjaftueshme për shkak të shpenzimeve të mëdha që kanë. Ata kanë kërkuar që një shumë e tillë të ndahet edhe për muajt në vazhdim, e jo vetëm për muajin tetor.

Raporti: Arbenita Ilazi, Kamera: Lorik Bajrami.

E vazhdojnë lojën, ndonëse ndihen të lodhur nga mosha e kushtet ekonomike.

Prandaj, as lajmi se gjatë këtij muaji do t’i marrin nga 100 euro më shumë, pensionistëve nuk u ka bërë shumë përshtypje.

Megjithëse, e vlerësojnë si të mirë një vendim të tillë, ata thonë se me 100 euro më shumë nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre.

Ata kërkojnë që një shumë e tillë të ndahet edhe për muajt e tjerë, e jo vetëm për muajin tetor.

Kurse, kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve të Kosovës, Sadik Xhikolli ka thënë se e kanë mirëpritur ndarjen e 100 eurove, por sipas tij, në shumë e tillë është e pamjaftueshme.

Pagesa prej 100 euro, do të ekzekutohet gjatë këtij muaji, ndërsa kostoja e kësaj mbështetje nga ekzekutivi kap vlerën e mbi 28 milionë euro./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.