Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana kap në Vitomiricë mallra të padeklaruara

Gazeta10
07 November 2026 - 8:54

Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të realizuara në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, kamioni ishte paraqitur në pikën kufitare për të kryer procedurat e importit të mallrave të deklaruara.

“Megjithatë, pas verifikimit të dokumentacionit, zyrtari doganor ka vendosur të realizojë kontroll shtesë të automjetit dhe ngarkesës. Gjatë kontrollit është konstatuar prania e mallrave të padeklaruara, të cilat drejtuesi i kamionit nuk i kishte paraqitur për deklarim pranë autoriteteve doganore”, ka njoftuar Dogana.

Mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje të dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Nr. 08/L-247, për të cilën parashihen procedurat dhe masat përkatëse ligjore.

Lidhur me rastin, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa procedurat administrative janë duke vazhduar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.