
Një shtetas i huaj, 39 vjeç është gjetur pa shenja jete të premten në një apartament të tipit Airbnb në Prishtinë, në afërsi të shkollës “Xhemajl Mustafa”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se Policia bashkë me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.