Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mexhiti për 6 nëntorin 1992: Kujtohen katër viktimat e protestave në Bit Pazar

Gazeta10
06 November 2026 - 20:45

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka përkujtuar katër viktimat që humbën jetën më 6 nëntor 1992, gjatë protestave në Bit Pazar, ku dhjetëra të tjerë u plagosën nga përdorimi i forcës policore.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ka bërë të ditur se në emër të Komunës së Çairit janë vendosur kurora me lule në nderim të viktimave.

Ai ka theksuar se kjo ditë shënon një pikë kthese në angazhimin qytetar të shqiptarëve për barazi dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Mexhiti ka theksuar se përgjegjësia e institucioneve sot është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të të gjitha komuniteteve, duke garantuar trajtim të barabartë për çdo qytetar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.