Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare

Gazeta10
06 November 2026 - 22:12

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i tij, Dritoni, ka dhënë betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë.

Përmes një postimi në Facebook, Quni ka shprehur krenarinë dhe gëzimin për këtë arritje të të birit, duke thënë se beson që përvoja në ushtrinë kroate do t’i shërbejë në forcimin e karakterit dhe përgatitjen për sfidat e jetës.

Ai ka theksuar se disiplina, etika, shkathtësitë ushtarake dhe puna në grup që Dritoni do të fitojë gjatë shërbimit ushtarak do të jenë vlera të rëndësishme për të ardhmen e tij.

Quni ka shtuar se, pavarësisht uniformës që do të mbajë, djali i tij do të mbetet përfaqësues i traditës dhe kulturës shqiptare.

Në fund të postimit, ai i ka uruar të birit shërbim të mbarë dhe i ka shprehur dëshirën që ta përfundojë atë me nder.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.