
Tri ditë para afatit zyrtar, “Termokosi” ka nisur sezon e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës. I pari i kryeqytetit, Përpraim Rama ka thënë se sivjet për herë të parë do të fillojë furnizimi edhe për disa lagje të Prishtinës. Nga Ngrohtorja e Qytetit kanë thënë se nuk presin ndonjë problem rreth furnizimit.
Raporti: Hana Marteti
Ngrohtorja e qytetit “Termokos” nga e mërkura ka filluar furnizimin me ngrohje për lagjet e kryeqytetit që janë të kyçura në sistem.
Nga ky vit, për herë të parë do të ketë edhe një numër të ndërtesave në disa lagje të Prishtinës, për të cilat do të fillojë furnizimi me ngrohje.
Duke thënë se sivjet pritet që të ketë furnizim stabil me ngrohje, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kanë në plan zgjerimin e ngrohtores së qytetit.
Kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Fisnik Osmani ka njoftuar se fillimi i sezonit ngrohës, sivjet ka filluar më herët.
Gjatë këtij sezoni do të fillojë furnizimi edhe për 86 objekte banesore të vjetra në Qendër, Ulpianë, Dardani dhe Breg të Diellit dhe se planifikohet 25 për qind e kryeqytetit./Gazeta10