Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama pas fjalimit në KiE: Normale që ndihen të shokuar, e vërteta dhemb por shëron

Gazeta10
12 October 2022 - 20:53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas Mbledhjes së Këshillit të Evropës, ka deklaruar se debati që u bë pas fjalimit të tij tek anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, tregon se mesazhi shkoi në thellësi.

“Fakti që pati kaq debat tregon që mesazhi shkoi në thellësi. Natyrisht mirëkuptoj gjithë reagimin sepse është normale që të ndihen të shokuar dhe është po kaq normale që si fillim të më fajësojnë mua pse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu dhe historinë që është vërtetë shokuese. Jam i bindur që kur të hyjmë më thellë do ta shikojnë që gjëja është më e rëndë sesa që thash unë… Është normale sepse është si një bombë në mes të mexhlisit ku është gatuar gjithë ajo çorbë unë sigurisht nuk akuzoj askënd për asnjë qëllim të keq, por përsëri them se është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekjen për të gatuar një ushqim të mrekullueshëm“, tha ai.

I pyetur nëse do të bënte të njëjtë gjë do të bënin të njëjtën gjë nëse në bankën e të akuzuarve nuk do të ishte miku juaj Hashim Thaçi, por një luftëtar tjetër i Kosovës, sikurse Ramush Haradinaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama refuzoi të përgjigjet në këtë pyetje të cilën e quajti fyese për të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.