Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kasper Schmeichel pendohet, dëshiron rikthimin tek Leicester City

Gazeta10
13 October 2022 - 12:17

Kasper Schemichel i dha fund aventurës 11-vjeçare me Leicester City në merkaton e verës. Portieri danez u transferua te Nice për 1 milion euro, por eksperienca në Ligue 1 nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar.

“Gardiani” 35-vjeçar ka pësuar 13 gola në 11 ndeshje të zhvilluara me ekipin ku ndihmës trajner është Arjan Peço, ish-lojtari i kombëtares shqiptare. Tek ekipi francez nuk janë të kënaqur me rendimentin e Schmeichel.

As ky i fundit nuk është i lumtur në kampionatin francez dhe në skenë ka dalë mundësia e rikthimit te Leicester City, ekip me të cilin fitoi katër trofe, mes tyre edhe titullin kampion në vitin 2016.

“Dhelprat” janë gati ta mirëpresin portierin viking dhe Le10Sport shkruan se drejtuesit e dy klubeve kanë programuar një takim mes tyre në ditët e ardhshme për të arritur një akord që do rikthente Schmeichel në Premier League.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.