Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dialogu, Lajçak përmend zgjedhjet në BE dhe SHBA, thotë se është në koordinim edhe me Londrën

Gazeta10
13 October 2022 - 12:40

I dërguari special i Bashkimi Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se për dialogun janë në aleancë me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe, raporton Gazeta10.

Ai ka përmendur zgjedhjet në ShBA dhe në Bashkimin Europian në vitin 2024 në kontekstin e një mundësie për përfundimin e kësaj teme para këtyre zgjedhjeve.

“Jemi në aleancë me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se këto zgjedhje mund ta zhvendosin vëmendjen diku tjetër.

“Siç e thashë do të ketë zgjedhje dhe ato s’janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset dika tjetër. Kemi një dritare mundësie para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”, ka shtuar ai më tej. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.