Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti pas takimit me Lajçak-un: Mbetemi të përkushtuar për marrëveshje, u diskutua edhe Raporti i Progresit

Gazeta10
13 October 2022 - 13:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, se Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se kjo marrëveshje duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, marrëveshje kjo, e cila sjell normalizim të plotë, sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje, është bërë e ditur se është diskutuar edhe Raporti i Progresit për të cilin ka thënë se ka dëshmuar arritjet e Kosovës në shumë fusha.

“U tha se ky raport tregon qartë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën e BE-së dhe dëshmon arritjet e shënuara në shumë fusha, që kanë kaluar një hap më lart në shkallët e progresit”, thuhet më tej në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.