Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit

Gazeta10
25 July 2025 - 9:56

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka folur pas raportimeve se Fatmir Limaj nga NISMA mund të propozohet për kryetar të Kuvendit, pas një takimi që ai pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo tha se nuk ka asnjë informacion për një propozim të tillë dhe se kandidatura e Vetëvendosjes ka qenë që në fillim, Albulena Haxhiu.

Tutje, Rexhepi thotë se Kurti po bisedon me Limaj për krijimin e një qeverie jo për kryeparlamentar.

“VV-ja është parti fituese dhe ka të drejtë të propozojë kandidatin e vet për Kryetare të Kuvendit, dhe që nga fillimi ka qenë Albulena Haxhiu. Nuk kam asnjë informacion tjetër për asnjë deputet tjetër. Kryeministri Kurti po bisedon me deputetin Limaj për krijimin e një qeverie, për aq sa di unë, jo për pozicionin e Kryetarit të Kuvendit”, ka deklaruar Rexhepi.

Ajo shtoi se e vetmja zgjidhje reale për të dalë nga kriza politike janë zgjedhjet e reja.

“E vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo krizë janë zgjedhjet e reja, le të vendosin qytetarët, jo individët. Ne të gjithë jemi të zëvendësueshëm, askush nuk është i përhershëm”, ka thënë Rexhepi për Front Online.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.