Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kërkon sqarime për kontratën e KEK me RMV: Ne blejmë rrymë 1 milard euro, edhe nga shteti që po i shesim qymyr

Gazeta10
17 August 2026 - 19:57

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova.

Haradinaj ka rikujtuar se për këtë çështje kishte paralajmëruar edhe para dy muajsh, duke e cilësuar si një tjetër rast të keqpërdorimit të pasurisë së Kosovës.

“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga KEK-u që të bëjë publike kontratën dhe vlerën e shitjes së qymyrit, ndërsa ka kërkuar transparencë edhe për çmimin me të cilin Kosova e blen energjinë elektrike nga Maqedonia e Veriut.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces.

“Ky është krim dhe këtë e dinë kryeministri në detyrë, sepse ka qenë direkt i involvuar”, ka deklaruar ai.

Postimi:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.