Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VIDEO/Aksidentet në vendin e punës, vdes edhe një punonjës i KEK-ut

Gazeta10
17 August 2026 - 19:40

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka përfunduar me fatalitet. Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Haxhi Gojnovci, 59-vjeçar, ka humbur jetën të dielën mbrëma, derisa ishte duke kryer detyrat e tij në zonën e eskavatorëve. Rasti ka rikthyer në vëmendje sigurinë në vendet e punës dhe shqetësimet për kushtet dhe mbrojtjen e punëtorëve në Kosovë.

Një punëtor i Koorporatës Energjetike të Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Haxhi Gojnovci, 59-vjeçar, vdiq të dielën mbrëma, derisa ishte duke kryer detyrat e tij të punës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, aksidenti ndodhi gjatë lëvizjes së Gojnovcit në zonën e eskavatorit.

Më 16.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e eskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij”.

Raste të tilla të vdekjeve në vendin e punës janë bërë të shpeshta në Kosovë.

Këto raste, drejtoresha ekzekutive e Iniciativës Kosovare për Stabilitet,  Brikena Hoxha, i ka cilësuar si mjaft shqetësuese, ndërsa ka thënë se ato shpërfaqin kushtet e dobëta të punës në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kontrollet nga Inspektorati i Punës janë shtuar muajve të fundit, por duhet më shumë kujdes edhe nga ana e punëtorëve.

Pavarësisht kontrolleve dhe masave të ndërmarra, siguria në vendin e punës mbetet një nga sfidat kryesore për punëtorët në Kosovë.

Çdo aksident fatal rikthen në vëmendje nevojën për zbatim më të rreptë të masave të sigurisë dhe mbrojtjes së punëtorëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.