Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

34 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, 17 ende aktive

Gazeta10
28 July 2025 - 18:01

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 34 vatra zjarri. nga të cilat 17 janë ende aktive.

Zjarri në disa fshatra të bashkisë së Himarës, në Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil është vendosur në kontroll pas ndërhyrjes së helikopterit dhe mbeten aktive tri vatra të tjera.

Zjarrfikësit, policia dhe emergjencat civile prej katër ditësh kanë qëndruar në terren për të izoluar flakët.

Ndërkohë, zjarri vijon edhe në Parkun Kombëtar të Prespës, me 150 forca të emergjencës që po punojnë për të vënë në kontroll flakët.

Në qarkun e Dibrës raportohen katër vatra, nga të cilat më problematike mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë./Euronews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.