Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj diskuton në SHBA përshpejtimin e procedurave për blerjen e armatimit të ri

Gazeta10
13 October 2022 - 17:19

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se në SHBA ka diskutuar përshpejtimin e procedurave për blerjen më të shpejtë të armatimit të ri, raporton Gazeta10.

Mehaj ka thënë se atje është diskutuar edhe thellimi i raporteve në disa fusha ushtarake.

Më tej, thuhet se Mehaj i ka njoftuar amerikanët për pregatitjet e FSK-së për “DEFENDER 23” ku do të marrë pjesë edhe FSK-ja me 1300 pjestarë.

Tutje, Mehaj ka thënë se FSK është e përkushtuar për plotësimin e të gjitha kritereve të NATO-së.

Këtu keni statusin e tij:

“PËRSHPEJTIM TË PROCEDURAVE PËR BLERJE TË ARMATIMEVE.

MË SHUMË TRAJNIME E STËRVITJE TË PËRBASHKËTA ME USHTRINË AMERIKANE

Furnizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pajisjet më moderne ushtarake është synimi ynë, andaj edhe gjatë takimit me ushtruesin e detyrës të Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë për Blerje, Logjistikë dhe Teknologji në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Douglas R. Bush, diskutuam rreth nevojave të FSK-së për armatime, rëndësisë së përshpejtimit të procedurave të prokurimit të këtyre pajisjeve, si dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit duke rritur numrin e trajnimeve, shkollimin e oficerëve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi e njoftova dhe për përgatitjet intensive që FSK është duke zhvilluar sa i përket ushtrimit ” DEFENDER ’23”, ku FSK do të marr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë, dhe ku pritet validimi i një regjimenti të këmbësorisë.

FSK është e përkushtuar për plotësimin e të gjitha standardeve të NATO-s në fushën ushtarake, dhe po ashtu është gjithmonë e gatshme të marr pjesë në misione paqeruajtëse dhe humanitare përkrah aleatëve tanë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.