Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese nga Osmani, Canaj: Si presidente do duhej të gjente zgjidhje në formë tjetër

Gazeta10
05 August 2025 - 18:38

Presidentja e Republikës së Kosovës ka tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, e paraqitur më 22 korrik 2025 e lidhur me seancën konstituive të Kuvendit. Vendimi vjen si reagim i drejtpërdrejtë ndaj caktimit të gjyqtarit Radomin Llaban si gjyqtar raportues në këtë rast.

Ky veprim sipas ish-diplomatit, Blerim Canaj ngjason si përpjekje ndaj Kushtetuesës.

“Të iu them të drejtën, është për të ardhur keq për shkak se e dimë kush është Llaban dhe çka ka ndodh me të. E dimë edhe kur është emëruar, e tash si dikur është një përpjekje për humbjes së kredos së Gjykatës Kushtetuese. Më shumë po e shoh si një betejë kundër Gjykatës Kushtetuese se sa diçka tjetër”, deklaroi Canaj në emisionin “Gazeta”.

Vendimi që u bë i ditur përmes konferencës për media, Canaj shtoi se do duhej të bëhej ndryshe.

“Mendoj që si presidente ajo do duhej të gjente një zgjidhje pa dal në këtë formë bombastike në publik”.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.