Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Emisarja britanike flet me Kurtin për tensionet e fundit Kosovë -Serbi, kërkon që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen me dialog

Gazeta10
05 August 2025 - 20:44

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë njofton se e dërguara speciale e Britanisë për Ballkanin Perëndimor ka diskutuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për nevojën për të zgjidhur përmes dialogut tensionet Kosovë Serbi.

Lidhur me situatën ajo do të bisedojë edhe me presidentin serb Vuçiq.

“Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor”, theksohet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, foli sot me Kryeministrin në detyrë Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Dame Karen do të flasë gjithashtu me Presidentin e Serbisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.