Korrespodenti i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se nga Kosova po kërkohen më shumë procedura teknike, sesa politike.
Cani në një lidhje të drejtpërdrejt nga Gjermania në Politiko, ka deklaruar se rregullat ETIAS duhet t’i zbatojnë të gjitha vendet që kanë liberalizim të vizave, dhe nuk janë vendosur vetëm për Kosovën, raporton Gazeta10.
“Procedurat që po kërkohen tani nga Kosova janë më shumë teknike sesa politike. Zbatimi i rregullave ETIAS, duhet ta zbatojnë të gjitha vendet që gëzojnë liberalizimin e vizave, por që udhëtarët udhëtojnë si turistë. Këto rregulla janë propozuar në vitin 2016, teksa janë miratuar në vitin 2018. Pse kjo nuk ka vlejtë për Serbinë, Bosnjën e vendet tjera, është për shkak se e kanë marrë liberalizimin më herët”, ka thënë ai./Gazeta10