Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet i vdekur një 60 vjeçar në Pejë

Gazeta10
13 October 2022 - 22:39

Një 60 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, raporton Gazeta10.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se viktima ishte gjetur nga një familjar.

“Në rrugën “Mbreti Zog” është gjetur pa shenja jete një person. Është njoftuar policia dhe ekipi mjekësor që kanë dal në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare” – tha Gashi.

Ai theksoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rasti është duke u hetuar dhe cilësohet si “Hetim i Vdekjes” – theksoi ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.