Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeprokurori Isufaj nuk pranon të përgjigjet për hetimet ku Kurti është dëshmitar

Gazeta10
15 Gusht 2025 - 13:06

 

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me hetimet ku kryeministri Albin Kurti është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Gazetarët kanë kërkuar informata për fazën e hetimeve dhe arsyet pse Kurti ende nuk është paraqitur në intervistim, por nuk kanë marrë asnjë koment nga Isufaj.

Rasti lidhet me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ta urdhërojë Kurtin të paraqitet në Prokurori, pas refuzimit të dy ftesave të mëparshme. /EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.