
Gazetari Visar Duriqi ishte sonte pjesë e panelit diskutues në Kanal10 mbi paralizën politikë në vend.
Sipas tij, kryeministri në vend po udhëheq me kryeneçësi.
“Ne e kemi situatën ku Albin Kurti thjeshtë nuk po do me bë qeverinë. Deklarata që i kam votat për Qeveri është banale, sepse në momentin kur i ke votat për kuvendin i ke edhe për qeveri, është ai numër. Qështja e sotit është sikur në të kaluarën, siç e ka drejtuar Kosovën, me kryeneçësi”, tha ai në “Adresa”.