Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesë deri në dhjetë minuta pritje në pikat kufitare

Gazeta10
19 August 2025 - 20:16

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me fluksin në pikëkalimet kufitare.

Pas shumë ditë pritjesh të tejzgjatura në disa prej pikave kufitare, të dhënat e fundit bëjnë me dije se nuk ka fare kolona, as në hyrje e as në dalje të asnjërës pikë.

Sipas kësaj qendre, pritjet për të hyrë apo dalur nga Kosova janë tre deri në pesë minuta, përveç Merdarit, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Të dhënat e fundit janë përditësuar në orën 19:10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.